Kryeministri Rama zyrtarizon ftesën për bisedime për kreun e PD-së Basha

Kryeministri Edi Rama i dërgoi, sot, kryetarit të PD-së Lulzim Basha një letër, ku i kërkon të ngrenë bashkarisht një forum diskutimi për reformën në drejtësi mes shumicës e pakicës, pa prezencën e ndërkombëtarëve.

Zoti Rama thekson që në fillim se kjo letër është formalizimi i ftesës së bërë gjatë konferencës për shtyp, pas takimit me Komisioneri e Zgjerimit të BE-së Johannes Hahn.

“Jemi plotësisht të hapur për çdo propozim nga ana juaj lidhur me formatin dhe mënyrën e funksionimit të këtij forumi. Por paraprakisht dëshirojmë të dimë nëse dhe ju dëshironi këtë përpjekje të re për komunikim mes nesh,” shkruan Kryeministri Rama.

Letra vjen pas takimeve të një dite më parë të krerëve të dy partive PS e PD me Komisionerin Hahn, i cili theksoi rëndësinë e arritjes së marrëveshjes mes dy palëve përpara pranverës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>