98 000 nxenës e studentë u diplomuan në 2020-ën

Nga Exit News
98 000 nxenës e studentë u diplomuan në 2020-ën

98.169 nxënës dhe student u diplomuan gjatë vitit shkollor 2019-2020. Ky numër u ul me 5,5% në krahasim me vitin shkollor 2018-2019. Të dhënat u publikuan në raportin e përvitshëm të Institutit të Statistikave më 14 maj.

Raporti ka gjetur se:

33.618 nxënës u diplomuan në arsimin 9-vjeçar, në vitin shkollor 2019-20, nga të cilët 52,3 % ishin djem dhe 47,7 % vajza.

31.662 nxënës u diplomuan në arsimin e mesëm, nga të cilët 51,1 % djem dhe 48,9 % vajza.

4.862 nxënës u diplomuan në arsimin profesional, 27,7 % më shumë, krahasuar me vitin shkollor 2018-19. Të diplomuarit e arsimit profesional përbëjnë 15,4 % e të diplomuarve gjithsej në arsimin e mesëm.

32.889 studentë u diplomuan në arsimin e lartë duke shënuar një ulje prej 5,7 % krahasuar me 2018-19. Ndër ta 21.481 studente janë femra, ose 65,3 % e numrit të përgjithshëm të studentëve të diplomuar në arsimin e lartë.

Studentë të diplomuar në programet Bachelor përbëjnë 53,5 % të studentëve të diplomuar gjithsej, ndjekur nga programet Master me 42,4 %.

Fusha në të cilën janë diplomuar më shumë studentë në të gjitha programet është “Biznes, administrim dhe ligj” prej 28,7 % ose mbi një e katërta e numrit të përgjithshëm të të diplomuarve.

Fusha e dytë më e preferuar nga meshkujt është “Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim” me 20,0 % e të diplomuarve.

Ndërsa, janë diplomuar më shumë femrat se sa meshkuj në “Arsim” (82,9 %), ndjekur nga “Arte dhe shkenca humane” (77,8 %) dhe “Shkenca sociale, gazetari dhe informacion” (77,1 %).

Fushat në të cilat janë diplomuar më shumë meshkujt krahasimisht me femrat janë “Shërbime” (66,9) %, “Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim” (63,9 %), dhe “Teknologjia e informacionit dhe komunikimit” ( 59,1 %).

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>