Pavarësisht ligjeve dhe masave të forta kundër pastrimit të parave, vendet e BE-së nuk po arrijnë rezultate të impresionuese: në BE, vetëm 1,1 për qind e të ardhurave të paligjshme konfiskohen nga autoritetet, ndërsa pjesa tjetër mbetet në duart e kriminelëve.
Sipas një studimi të publikura në gazetën evropiane Politico.eu, shifrat kryesore të raportuara nga institucionet evropiane të luftës kundër pastrimit të parave janë:
— 4,5 trilion dollarë janë konfiskuar në të gjithë botën për 5 maj e parë të vitit 2020. Sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin pastrimi i parave në botë përbën 2 deri në 5 përqind të prodhimit bruto global.
— 0.9 përqind e prodhimit bruto të BE-së u gjenerua në treg të zi në vitin 2010, sipas studimit të Institutit për Transcrimet të publikuar në 2015.
— 98.9 për qind e të ardhurave kriminale në BE nuk konfiskohen, por janë në duart e kriminelëve, sipas raporti të Europol të vitit 2016.
— 1,2 bilionë euro janë të ardhurat e krijuara nga krimi të konfiskuara në BE. Kjo përfaqëson rreth 50 përqind të të gjitha pasurive të konfiskura dhe të ngrira përkohësisht.
— Të gjitha institucionet fianciare të BE-së duhet të raportojnë lëvizje të dyshimta parash, por fatkeqësisht vetëm një në 10 raporitme hetohen.
— Zero përqind e transaksioneve të dyshimta të raportuara në njësitë kombëtare të inteligjencës financiare në BE hetohen, sipas një raporti të Europol në vitin 2017. Kjo e dhënë nuk ka ndryshuar që prej vitit 2006.
— 80 – 90 për qind e raportimeve nuk shërbejnë për të aktivizuar hetim të menjëhershmë, sipas një studimi të 2017 të Institucionit të Inteligjencës Financiare.
— Dy të tretat e veprimeve të dyshimta janë raportuar nga dy vende, Mbretëria e Bashkuar dhe Hollanda.
— Spanja është vendi më efektiv në zbatimin e masave për të luftuar pastrimin e parave dhe financimet terroriste.
— Institucionet financiare të kreditimit dhe bankat janë burimi i parë i raportimit të aktivitetit të paligjshëm. Institucionet e tjera janë kompanitë e sigurimit, noterët, kompanitë e lojrave të fatit, financierët dhe shitësit e gjërave me vlerë.
— Gati të gjithë kriminelët përdorin para kesh. Zvicra dhe Rusia janë vendet kryesore për lëvizjen e parasë kesh. Ndërsa Turqia luan një rol kyç në kalimin e parasë në Lindjen e Mesme. Kina është destinacioni kryesor ku shkon paraja kesh dhe Nigeria është vendi i origjinës me sasinë më të madhe të keshit.