999 fotografi për të treguar shoqërinë shqiptare

Nga Alice Taylor
999 fotografi për të treguar shoqërinë shqiptare

Loreta Cuka është një fotografe, në Tiranë, e cila përmes projektit të saj të fundit # 999, një seri fotografish të papërpunuara, kërkon të përshkruajë shqiptarët në jetën e përditshme. Gjatë viteve të fundit, fotot e Loretës kanë treguar  protestat, lëvizjet e shoqërisë civile, trazirave, dhe ngjarje të ndryshme që kanë tërhequr vëmendjen e shoqërisë. Exit News bisedoi me Loretën, për të mësuar më shumë mbi projektin e saj.

A mund të na tregoni për projektin tuaj të fundit dhe si ju lindi ideja?

portraits loreta cuka x

 

Projekti quhet # 999, si një simbol i numrit të portreteve që kërkoj të realizoj. Koncepti ka të bëjë me kapjen dhe pavdekësinë e imazhit të bashkëkohësve të mi dhe të gjithë shqiptarëve. Fytyra e tyre është thjesht një mjet për të arritur në thellësinë e shpirtit dhe për të zbuluar atë që e zbukuron ose shqetëson shpirtin e tyre.

Ideja lindi nga dëshira për të ndryshuar tematikën e punës sime; nga protesta, fotografi dokumentare dhe probleme të ndryshme sociale. Gjithashtu, si artiste, më pëlqen të punoj në projekte afatgjata pasi më pëlqen të shkoj përtej sipërfaqes së një problemi ose çfarëdo qoftë ajo që po përqendrohem.

Portretet janë diçka shumë intime për mua; ato janë të dukshme dhe sjellin një tornado emocionesh që shpesh janë të dukshme dhe herë të tjera jo. Takimi me shumë njerëz të brezit të ri më bëri të kuptoj gjithashtu se si kemi ndryshuar gjatë viteve. Doja të ballafaqoja të kaluarën me të tashmen, dhe mbase edhe me të ardhmen. Fillova të punoja për projektin diku rreth shtatorit, 2019 dhe nuk jam ndalur që prej asaj kohe.

Cili është qëllimi i # 999?

portraits loreta cuka x

Mënyra e jetesës dhe fryma e përgjithshme e shoqërisë dihet se kanë një ndikim të madh te qytetarët. Ndoshta shumë vite më vonë kur të kthejmë kokën pas, projekti # 999 mund të jetë një hartë demografike e portreteve, e cila mbi të gjitha do të mbartë frymën shoqërore të mënyrës tonë të jetesës.

Mungesa e shpresës, njerëzit që largohen nga vendi, korrupsioni dhe padrejtësia të gjitha rëndojnë në portretet tona dhe besoj se në dekadat në vazhdim, njerëzit që do të shohin këto fotografi do të kuptojnë se ku ka qenë Shqipëria dhe ku ka arritur.

Çfarë sfidash keni hasur gjatë projektit deri më tani?

portraits loreta cuka x

Për momentin, unë kam fotografuar 336 nga 999 fotografi. Sfida kryesore varet nga ndryshimi i mendimit të pjesëmarrësve që kanë krijuar një koncept kaq të ngurtë dhe klishe të bukurisë dhe shpesh gjatë fotove ata përpiqen të sugjerojnë dhe kopjojnë foto që ata kanë parë ose pëlqyer nga gjetkë.

Kjo dëshirë për tu dukur bukur dhe për të mos pranuar veten dhe bukurinë natyrore është një proces që e kaloj me pothuajse të gjithë ata që kam takuar. Sfida e dytë është e lidhur me aspektin monetar.

Ka shumë pak mbështetje për fotografinë në Shqipëri, veçanërisht për brezin e ri. Unë kam mbuluar të gjitha shpenzimet e mia deri më tani. E kam konceptuar projektin në 3 libra dhe secili prej tyre do të përfshijë 333 fotografi. Për momentin jam duke u përpjekur të gjej fonde për botimin e librit të parë.

Çfarë keni mësuar nga puna në këtë projekt?

portraits loreta cuka x

Kam marrë shumë informacion, duke pasur parasysh që kam fotografuar kryesisht të rinjtë. Ne kemi folur për vështirësitë e tyre ekonomike – qoftë në familjet e tyre ose në shkollë. Pasiguritë e shkaktuara nga mediat sociale, të cilat, tek të rinjtë krijojnë idenë e përsosmëris, duke i vënë në dyshim realitetin, ose i fusin në dëshpërim sepse se nuk mund ta arrijnë atë sukses që shohin te njerëzit e tjerë, në median sociale.

Ekziston gjithashtu një numër në rritje të të rinjve që në përgjithësi nuk i pëlqejnë fotot dhe nuk duan të fotografohen. Ata e kanë parë këtë projekt si një mundësi për të shpëtuar nga monotonia dhe në një farë mënyre të mësojnë të duan veten për atë që janë vërtet. Le të themi se ka qenë si sfida e tyre personale për të parë dhe dashuruar veten e tyre pa filtra ose Photoshop.

Ka pasur të tjerë që kanë thënë se ngaqë janë shumë fotografi, askush nuk do ta ketë mendjen t’i shohi me kujdes apo t’i mbaj mend. Ata donin të ishin një pjesë e ndryshimit dhe larmisë që projekti përfaqëson në vetvete.

Një tjetër gjë interesante është se edhe pse fotot janë bërë në vende të ndryshme në Tiranë, kjo më bëri të zbuloj lagje dhe zona të reja në kryeqytet, dhe për këtë arsye të zbuloj arkitekturën, ngjyrat, dritaret dhe dyert e shtëpive dhe ndërtesave të ndryshme, kështu që jo vetëm të nxjerr portrete të bukura por edhe Tiranën.

Kush ishte personi më interesant për të fotografuar?

Unë besoj se çdo person që kam fotografuar ka qenë i veçantë dhe i bukur në mënyrën e tij. Gjithmonë përpiqem t’i bëj fotografitë e mia emocionuese dhe jo teknike. Prandaj, përpiqem ta bëj të gjithë procesin të ndodhë në një mënyrë shoqërore, në mënyrë që të dy të marrim diçka nga njëri-tjetri gjatë setit të fotografive.

Por, do të doja të përmendja, ndoshta, kur kam fotografuar disa fëmijë nga komuniteti rom. Ishte një moment vërtet i veçantë dhe prekës. Pozat e tyre ishin kaq të bukura, të thjeshta dhe aq të vërteta dhe të prekshme.

Fotot e komunitetit LGBTI ishin gjithashtu një sfidë në vetvete, duke e ditur se si zakonisht keqpërdoren imazhet e këtij komuniteti specifik.

Çfarë përpiqeni të kapni në fotot tuaja, përtej imazhit?

portraits loreta cuka x

Thelbi i gjithçkaje përtej figurës është emocioni që përcjell, fjalët e folura në mënyrë të pavetëdijshme janë ato që synoj të kap në çdo foto.

Nëse do të mund të fotografoje këdo në botë, kush do të ishte dhe pse?

Duke qenë e vetëdijshëm se një fotograf është gjithmonë prapa kamerës, unë do të doja të fotografoja disa nga personazhet e preferuara që më kanë frymëzuar gjatë gjithë viteve si Annie Leibovitz, Steve McCurry, Martin Schoeller si dhe ikona të tjera feministe ose aktivistë të ndryshëm të të drejtave të njeriut.

Çfarë lloj reagimesh keni pasur deri tani?

portraits loreta cuka x

Zakonisht nuk i kategorizoj reagimet në mirë ose keq, sepse të dyja kanë një qëllim: bëj një sugjerim, kështu që nuk është forma që ka rëndësi. Përshtypjet frymëzuese janë vlerësimet që marr nga njerëzit bazuar në shkallën dhe realizimin e projektit. Kam pasur edhe disa këshilla, si diversifikimi i moshës së pjesëmarrësve dhe aspektet e tjera sociale të njerëzve që kam fotografuar, të cilat synoj t’i marr në konsideratë pasi kanë mbetur edhe rreth 600 fotografi.

Ju gjithashtu fotografoni protesta, çështje sociale dhe ngjarje që kanë ndikim në shoqëri.

Çfarë përpiqeni të portretizoni përmes këtyre imazheve?

portraits loreta cuka x

Puna ime fotografike është kryesisht e lidhur me temat sociale; ajo ka në thelb të saj individin si pjesë të shoqërisë. Është i njëjti person që del për të protestuar dhe është rrahur nga policia, personi që endet nëpër rrugët e qytetit pa një karrierë fikse në mendje ose perspektivë financiare. Lentet e mia janë drejtuar gjithmonë drejt individit. Dallimi midis fotove të bëra gjatë një proteste apo portrete qëndron kryesisht në vendosjen e individit. Por unë mendoj se thellësia dhe konfrontimi që lejon një portret është kategoria ku e gjej veten më së shumti në artin e fotografisë.

Cili është momenti më i paharrueshëm që keni fotografuar dhe pse?

portraits loreta cuka x

Një nga ngjarjet më të paharrueshme ishte protesta e prishjes së Teatrit Kombëtar. Akoma më dhëmb kur kujtoj ato momente. Çdo person atje; gazetar, artist, i ri dhe i moshuar po qante ndërkohë që po përlesheshin me policinë. Ishte një nga ato momente kur kupton se si ëndrrat, idealet dhe liria shkërmoqen para këmbëve. Ishte si një bashkim i lirisë së fjalës që bërtiste në mes të artit, lotëve dhe zemërimit.

Mund ta ndiqni Loretën në Instagram këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>