Konferenca e Kryetarëve e Kuvendit vendosi të hënën që seancat plenare të zhvillohen fizikisht, duke respektuar protokollin e sigurisë. Seanca e parë plenare do të mbahet më 7 shtator në orën 17:00.
Ndërsa, mbledhjet e komisioneve parlamentare do të vazhdojnë të zhvillohen online.
Konferenca e Kryetarëve vendosi edhe kalendarin trejavor të punimeve për periudhën 7-25 shtator.