153 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 12 226.
Në 24 orët e fundit 5 pacientë kanë humbur jetën.
178 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 13 janë në terapi intensive dhe 5 janë të intubuar.
Të infektuarit e rinj janë: 57 raste në Tiranë, 15 në Lezhë, nga 11 raste në Krujë, Fier, Pogradec, 8 në Vlorë, 6 në Korçë, nga 4 raste në Lushnje, Mat, Gramsh, Patos, nga 3 raste në Mallakastër, Librazhd, nga 2 raste në Berat, Divjakë, Maliq, nga 1 rast në Durrës, Elbasan, Tepelenë, Malësi e Madhe, Peqin, Memaliaj.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 6 888 që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 70 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 12 226 të infektuar,
– 358 viktima;
– 6 888 të shëruar,
– 4 980 të infektuar aktivë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve deri në 19 shtator:
- Tiranë 2 444 raste
- Durrës 559 raste
- Shkodër 373 raste
- Lezhë 295 raste
- Elbasan 274 raste
- Korçë 237 raste
- Fier 222 raste
- Vlorë 189 raste
- Kukës 143 raste
- Berat 106 raste
- Gjirokastër 69 raste
- Dibër 69 raste