Policia e Tiranës ka arrestuar, të hënën, dy persona dhe ka proceduar penalisht tre të tjerë, të akuzuar për shfrytëzim prostitucioni.
Të arrestuarit janë menaxheri të një qendre masazhi dhe një klienti të një qendre masazhesh në Tiranë. Ata dyshohet se përdornin qendrën e masazheve për prostitucion.
Menaxheri i qendrës dyshohet se rekrutonte punonjëse nëpërmjet rrjeteve sociale, me pretendimin për t’i punësuar si masazhatore dhe më pas i detyronte ato që t’iu ofronin klientëve të qendrës edhe shërbime seksuale.