Një kopësht fëmijësh është mbyllur në Vlorë, pasi dy edukatore dhe dy sanitare rezultuan të infektuara nga Covid-19.
Kopshti është mbyllur përkohësisht deri sa i gjithë stafi të marrë përgjigjet e testimeve. Aktualisht pjesa tjetër e stafit, rreth 15 persona janë vetëkarantinuar dhe po mbahen në vëzhgim për shfaqjen e simptomave.