Zëvendësministri i Jashtëm Gent Cakaj e quajti të frytshëm takimin me ministrin e jashtëm grek Nikos Dendias.
Në një postim në Facebook, Cakaj njoftoi qytetarët se Greqia mbështet mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së.
Po ashtu, Greqia do të mbështesë kandidaturën e Shqipërisë si anëtare jo e përherëshme e Këshillit të Sigurimit 2022-2023.
Cakaj theksoi se dy vendet do të rrisin bashkëpunimin me njëra-tjetrën, por nuk dha asnjë detaj nëse gjatë takimit ata kanë diskutuar për qëllimin e Greqisë për zgjerimin e ujërave territorial të saj në detin Jon.
Takimi Cakaj-Dendias u mbajt teksa jashtë dhjetra qytetarë, kryesisht simpatizantë të PDIU-së, protestuan kundër mungesës në bisedë të çështjes came.
Gjatë ditës, Dendias pritet të takohet me kryeministrin Rama dhe presidentit Meta.