Sot, 28 tetor do të zhvillohet në Tiranë, Forumi i parë per Ballkanin Kundër Anti-Semitizmit. Aktiviteti do të zhvillohet në internet për shkak të pandemisë COVID-19.
Në Forum do të flaës Kryeministri Edi Rama si dhe kryetarët e parlamenteve të Shqipërsëi, Kosovës dhe Maqedoninës së Veriut.
Gjithashtu në aktivitet do të marrin pjesë edhe zyrtarë të Kombeve të Bashkuara, SHBA-ve, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Izraelit dhe Italisë.
Forumi synon të krijojë një “front të përbashkët” për vendet e Ballkanit për të luftuar antisemitizmin.
Aktiviteti u organizua nga parlamenti shqiptar në bashkëpunim me Lëvizjen Anti-Semitike Luftarake dhe Agjencinë Hebraike për Izraelin.
Javën e kaluar, Shqipëria miratoi një rezolutë mbi antisemitizmin.