![o Basha takon Di Maion: Diskutuam mbi pandeminë dhe integrimin në BE](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/11/126174194_3714804058570748_6755247764113706189_o.jpg)
Kreu i opozitës Lulzim Basha ndau me qytetarët disa nga temat kryesore të bisedës me ministrin e Jashtëm Italian Luigi di Maio, gjatë vizitës së tij në Tiranë.
Në një postim në Facebook, Basha tha se me Di Maion foli për situatën kritike të pandemisë në Shqipëri për shkak të keqmenaxhimit nga qeveria shqiptare.
“Kërkova ndihmë nga miqtë e çmuar italianë për sigurimin e vaksinës anticovid, dhe mora zotimin e ministrit Di Maio se Italia do të ndihmojë me vaksinimin,” shkroi Basha në Facebook.
Lidhur me integrimin e vendit në Bashkimin Europian, Basha theksoi se ka diskutuar me Di Maion për ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor dhe domosdoshmërinë që qeveria shqiptare të marrë parasysh rekomandimet e Komisionit të Venecias.
Një ditë më parë, ministri italian vizitoi Tiranën për të nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Shqipërinë për të hartuar një plan për tërheqjen e investimeve nga Bashkimi Europian në Shqipëri.