Ivanka Trump, vajza e presidentit të SHBA-ve Donald Trump u morr në pyetje si pjesë e një gjyqi civil mbi keqpërdorimin e fondeve të inagurimit të presidentit 4 vjet më parë nga një organizatë jofitimprurëse.
Prokurori i Përgjithshëm i Distriktit të Kulumbias Karl Racine depozitoi të martën në gjykatë, dëshminë e Ivanka Trumpit.
Në çështjen e hapur në janar 2020, Racine tha se bizneset e Donald Trump kanë keqpërdorur fondet e inagurimit për të pasuruar familjen Trump.
Sipas akuzave një organizatë jofitimprurëse ka koordinuar në bashkëpunim me familjen e Trumpit i ka kërkuarKomitetit të Inagurimti të Presidentit pagesa të majme për marrjne me qira t ambjenteve në Hotelin Trump International në Uashington.
Organizata ka paguar më shumë se 300 mijë dollarë për një pritje private në hotel për tre fëmijët e Donald Trumo, në mbrëmjen e inagurimit.
Prokurori kërkon të marrë mbrapsht 1 milionë dollarë fonde të cilat supozohet se kanë shkuar direkt për bizneset e Trumpit.
Shtëpia e Bardhë ende nuk ka reaguar, ndërsa komiteti i inagurimit u shpreh se financat e tyre auditohet nga nëj grup i pavarur, dhe janë shpenzuar në mënyrë të ligjshme.
Edhe pse në SHBA ligji për financimet ka një kufi për shumën e donacioneve, komiteti i inagurimit nuk ka asnëj kufi mbi shumë e dhururar.