1007 të infektuar me koronavirus në vend u identifikuan gjatë 24 orëshit të fundit. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë kryer “3849 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1007 qytetarë”.
581 qytetarë u shëruan duke e çuar numrin e të shëruarve në 48,958 në total.
404 pacientë janë të shtruar në 4 spitalet COVID, prej tyre 21 janë në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
6 qytetarë humbën betejën me COVID19 në spitalet COVID. Viktimat janë: 3 qytetare nga Tirana, 1 qytetare nga Elbasani, 1 qytetar nga Tepelana, 1 qytetar nga Fieri, të moshave 49 -92 vjeç.
Qyteti me numrin më të lartë të të infektuarve është Tirana me 289 raste. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
289 raste në Tiranë, 76 raste në Fier, 72 në Lushnje, 54 në Durrës, 51 në Vlorë, 48 në Elbasan, 32 në Shkodër, 28 në Kavajë, 25 në Lezhë, 24 në Mallakastër, 23 në Kamëz, 20 në Krujë, nga 19 raste në Kurbin, Korçë, 18 në Sarandë, 16 në Kukës, 15 në Gjirokastër, nga 14 raste në Berat, Malësi e Madhe, 12 në Divjakë, nga 11 raste në Mat, Kuçovë, 9 në Pogradec, 8 në Gramsh, nga 7 raste në Përmet, Delvinë, nga 6 raste në Librazhd, Tepelenë, Prrenjas, Himarë, Shijak, nga 5 raste në Ura Vajgurore, Dibër, Skrapar, Patos, 4 në Fushë Arrëz, nga 3 raste në Has, Mirditë, Bulqizë, Peqin, Memaliaj, Cerrik, nga 2 raste në Vau i Dejës, Kolonjë, Poliçan, Dropull, Konispol, nga 1 rast në Devoll, Pukë, Rrogozhinë.
COVID-19 – Statistika (3 Shkurt 2021)
Raste të reja ditore 1007
Të shëruar në 24 orë 581
Të shtruar në spitale 404
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 3849
Testime totale 369,158
Raste pozitive 80,941
Raste të shëruara 48,958
Raste Aktive 30,579
Humbje jete 1404
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 17308
Fier 2607
Durrës 1725
Shkodër 1517
Vlorë 1483
Elbasan 1424
Lezhë 1071
Korçë 979
Berat 931
Gjirokastër 628
Kukës 480
Dibër 426