14 të vdekur dhe 685 raste të reja me Covid në Kosovë

Nga Exit News
14 të vdekur dhe 685 raste të reja me Covid në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë bëri me dije se në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 14 viktima nga COVID-19.

Gjatë të njëjtit interval kohe janë raportuar edhe 685 raste të reja të infektimit, nga testimi i 4 742 mostrave në laboratorët publike privat.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 3 raste (81, 74, 62 vjeç), Ferizaj 2 raste (84, 78 vjeç), Kamenicë 2 raste (77, 77 vjeç), Prishtinë 2 raste (79, 69 vjeç), Lipjan 1 rast (74 vjeç), Mitrovicë 1 rast (71 vjeç), Skenderaj 1 rast (58 vjeç), Suharekë 1 rast (53 vjeç), Vushtrri 1 rast (80 vjeç).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 788  pacientë, teksa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 79 490 raste.

Mbeten ende 13 903 raste aktive në vend.

Numri total i rasteve pozitive të identifikuara prej fillimit të pandemisë është 95 341 prej të cilëve, 1 948 kanë humbur jetën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>