Një 36 vjeçar është ekstraduar në Shqipëri pasi u arrestua në Gjermani. Sipas njoftimit të policisë, i arrestuari është Andi Janko, 36 vjeç, banues në Korçë.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, me vendimin e datës 01.03.2017, e ka dënuar këtë shtetas me 12 vite burg, për veprën penale “Mashtrimi me pasojë të rëndë”, kryer më shumë se një herë.