Drejtuesja në arrati e opozitës bjelloruse viziton Tiranën

Drejtuesja në arrati e opozitës bjelloruse viziton Tiranën

Kryetarja në arrati e opozitës Bjelloruse Sviatlana Tsikhanouskaya do të vizitojë Tiranën të mërkurën, me ftesë të Kryeministrit Edi Rama. Njoftimin e ka dhënë vet Tsikhanouskaya në një postim në Tëitter.

“Jam e lumtur të njoftoj vizitën time në Shqipëri nesër, më 29 shtator, me ftesë të 🇦🇱 Kryeministrit Edi Rama. Me Unë do të diskutoj angazhimin e Shqipërisë në OSBE në lidhje me krizën e Bjellorusisë dhe anëtarësimin e ardhshëm të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, në Kombet e Bashkuara”, shkruan ajo.

Sviatlana Tsikhanouskaya është një aktiviste dhe politikane bjelloruse që kandidoi në zgjedhjet presidenciale të Bjellorusisë 2020 si kandidatja kryesore e opozitës pasi burri i saj Sergei Tikhanovsky u arrestua në Hrodna.

Një natë para zgjedhjeve, policia arrestoi punonjës të lartë të fushatës së Tsikhanouskaya dhe ajo zgjodhi të fshihej në Minsk, para se të dilte përsëri në ditën e zgjedhjeve në një vendvotim.

Ajo paraqiti një ankesë zyrtare në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve natën e zgjedhjeve, por u arrestua për shtatë orë në shenjë hakmarrjeje.

Pas lirimit nga paraburgimi, Tsikhanouskaya zgjodhi të arratisejnë Lituani nga frika e pasojave, të cilat mund të ndikonin tek fëmijët e saj.

Ajo u shoqërua në kufirin me Lituaninë nga forcat e sigurisë bjelloruse, në bazë të një marrëveshjeje që siguroi lirimin e menaxheres të fushatës së saj, Maria Moroz.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>