Ambasadori Lu: Bosët e krimit janë të lidhur me politikën

“Bosët e krimit mund të lëvizin lirshëm për shkak të lidhjeve të tyre me njerëz me ndikim. Shqipëria ka nivelin më të ulët të arrestimit për akte kriminale dhe problemi është mosndëshkueshmëria.”

Këto ishin disa nga akuzat më të forta që ambasadori amerikan Donald Lu i drejtoi sot politikanëve shqiptarë. I pranishëm në një konferencë, ambasadori u shpreh i shqetësuar për lidhjet e krimit të organizuar me politikën.

Ambasadori Lu, gjithsesi, deklaroi mbështetjen e SHBA-ve për të luftuar krimin me anë të bashkëpunimit dhe zbatimit të reformës në drejtësi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>