Ish-deputeti i PDIU-së Aqif Rakipi, që ju hoq mandati pak javë më parë. Ka ankimuar vendimin e KQZ-së në Gjykatën Administrative.
Të njëjtin veprim pritet të bëjë dhe ish-deputeti i LSI-së Gledion Rehovica.
Komisioni Qendror i Zgjedhjve vendosi, më 5 janar, t’i heqë mandatet dy deputetëve Aqif Rakipi (PDIU) dhe Gledion Rehovica (LSI), për shkelje të ligjit të dekriminalizimit.
Kërkesa për heqjen e mandatëve ishte bërë nga prokuroria në ditët e fundit të dhjetorit. KQZ e miratoi kërkesën me pesë vota pro.
Rakipi dhe Rehovica kanë gënjyer për të shkuarën e tyre kriminale në formularët e vetëdeklarimit.
Ata akuzohen për vjedhje dhe identitete të rreme në Itali.
Nga informacionet e deritanishme, deputeti Rakipi në vitin 1998, ka vjedhur një dyqan nën emrin Skënder Ejylbegaj.
E njëjta akuzë është dhe për deputetin Rehovica: në vitit 1999, po në Itali, Rehovica ka kryer vjedhje nën emrin e rremë Kusta Mina.
Të dy ish-deputetët i kanë mohuar akuzat e prokurorisë.