Pedagogët kërkojnë shfuqizimin e Ligjit të Arsimit të Lartë

Pedagogët kërkojnë shfuqizimin e Ligjit të Arsimit të Lartë

Asambleja e pedagogëve kërkoi shfuqizimin e ligjit të arsimit të lartë dhe mbështetje për protestën e studentëve. Ata u mblodhën sot në godinën Liria për të diskutuar këto propozime. Në këtë mbledhje morën pjesë përfaqësues të Fakulteteve të ndryshme të Universitetit të Tiranës.

Mark Marku, drejtuesi i Departamentit të Gazetarisë iu bëri thirrje pedagogëve të reagojnë për denigrimin që po i bëhet figurës së profesorit. Sipas tij, VKM-të dhe vetë ligji kanë cënuar rëndë autonominë universitare.

Studentët kanë hyrë në javën e tretë të bojkotit të mësimit. Ditën e djeshme ata protestuan përpara Parlamentit dhe Kryeministrisë për plotësimin e kërkesave të tyre.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>