Presidenti hedh shortin për KED 2020 më 5 dhjetor

Presidenti hedh shortin për KED 2020 më 5 dhjetor

Presidenti Meta do të hedhë më 5 dhjetor shortin për zgjedhjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2020.

Lajmi u bë i ditur nga presidenca, e cila në një njoftim për shtyp shkruan:

“Presidenti Meta bën publik edhe faktin se ka vendosur që shorti për zgjedhjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, do të realizohet nga Institucioni i Presidentit të Republikës në datë 5 dhjetor 2019 dhe pas fillimit të funksionimit të KED-së së re, do ta ndjekë me shumë rigorozitet të gjithë veprimtarinë e Këshillit, për të mos lejuar më asnjë devijim nga parimet dhe dispozitat kushtetuese dhe të ligjit për të mbrojtur integritetin e mëtejshëm të gjithë procesit për ngritjen dhe funksionimit e plotë të Gjykatës Kushtetuese.”

Më 15 nëntor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) publikoi listën e kandidatëve për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi për vitin 2020 (KED). Lista përmban 11 kandidatë nga Prokuroria e Përgjithshme dhe 16 nga prokuroritë pranë gjykatave të Apelit.

Siç Exit.al ka shkruar më parë, në këtë listë bie në sy fakti se në listë janë përfshirë dhe magjistratë që nuk kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës, kusht ky i parashikuar në kushtetutë për anëtarët e KED-it.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>