Presidenti i KE Tusk dënon shembjen e teatrit dhe dhunën ndaj protestuesve

Nga Exit News
Presidenti i KE Tusk dënon shembjen e teatrit dhe dhunën ndaj protestuesve

Kreu i Këshillit Evropian Donald Tusk dënoi ashpër shembjen e Teatrit Kombëtar, si një veprim që shkon kundër vlerave europiane të sundimit të ligjit, transparencës dhe trashëgimisë kulturore.

Në një postim në Twitter, Donald Tusk dënoi dhe dhunën e ushtruar nga policia ndaj protestuesve:

“Unë dënoj prishjen e teatrit kombëtar në Tiranë të dielën, e cila shkon kundër vlerave evropiane si ruajtja e trashëgimisë kulturore, sundimi i ligjit dhe dialogu transparent.

Frikësimi dhe përdorimi i dhunës ndaj protestuesve, shoqërisë civile, artistëve si dhe politikanëve të opozitës janë të papranueshme.

Sundimi i ligjit, media e pavarur dhe e lirë dhe lufta kundër korrupsionit duhet të mbizotërojnë për perspektivën evropiane të Shqipërisë.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>