
Në 24 orët e fundit është gjetur i infektuari i parë me Covid-19 në Sarandë.
Ai është një 23-vjeçar, nga zona e Manastirit, pranë Ksamilit.
Ai ka pasur simptoma dhe ka shkuar për tu kuruar për pneumoni në spitalin e Sarandës. Pas testimit, ai rezultoi i infektuar me Covid-19.
Pacienti është nisur drejt Tiranës për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
ISHP po vazhdon hetimin epidemiologjik për këtë rast.