Nga 24 gushti deri në 3 shtator do të zhvillojnë provimet e maturës, nxënësit të cilët nuk kaluan në provimet e qershorit.
Datat për zhvillimin e provimeve janë:
- Në 24 gusht, provimi i gjuhës së huaj;
- Në 27 gusht, provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë;
- Në 31 gusht, provimi i matematikës;
- Në 3 shtator, provimi i lëndës me zgjedhje.
Njësoj si në qershor, provimet do të zhvillohen në respektim të protokolleve të Ministrisë së Shëndetësisë për përhapjen e Covid-19.
Testet do të kenë vetëm pyetje me alternativa dhe secili provim do të zgjasë 2 orë e gjysëm.