Këshilli Politik do të mblidhet të enjten, në orën 17:00, siç ka kërkuar PD dhe LSI.
PD dhe LSI nuk morën pjesë në bisedimet e djeshme të KP-së. ata kërkuan shtyrjen e mbledhjes për të enjten, 23 korrik, dhe njoftuan se nuk pranojnë të diskutojnë për listat e hapura, por vetëm për çështje teknike si:
1 — Blerjen e votës;
2 — Presionin ndaj votuesve dhe administratës publike;
3— Keqpërdorimin dhe abuzimin me administratën publike;
4— Marrëveshjet e fshehta me grupet kriminale;
5— Lirinë dhe sekretin e votës; dhe
6— Manipulimin dhe falsifikimin e rezultateve zgjedhore.
Nuk dihet ende nëse shumica socialiste dhe opozita parlamentare do të pranojë të diskutojë axhendën e PD-së dhe LSI-së.