Në 29 korrik, do të zhvillohet virtualisht Samiti i Ballkanit Perëndimor, organizuar nga Këshilli Atlantik, ku do të marrin pjesë liderët e 6 vendeve.
Pjesëmarrës në samit do të jenë kryeministri i Shqipërisë Rama, i Kosovës, Hoti, presidenti i Serbisë, Vuçiç, i Maqedonisë Veriore Pendarovski, ministrja e Ekonomisë së Malit të Zi, Dragica Sekulic dhe kryetari i Këshillit të Ministrave Zoran Tegeltija nga Bosnje-Hercegovina.
Tema kryesore e samitit do të jetë bashkëpunimi ekononik rajonal dhe mënyrat për të përmirësuar atë.
Në njoftimin zyrtar të samitit shkruhet:
“Ndikimet ekonomike dhe sociale të pandemisë Covid-19 në Ballkan kërkojnë veprime urgjente rajonale, në mënyrë që të shmangin ngecjen e përhershme ekonomike dhe paqëndrueshmërinë e mundshme që vjen me të.
Masat e dakorduara në Samit – të lidhura dhe të integruara me nismat dhe dialogun ekzistues rajonal – do të dërgojnë një mesazh të rëndësishëm politik për të ardhmen euro-atlantike të Ballkanit Perëndimor në një kohë të pasigurisë së shtuar.”