Rama, vetëm kuvendi vendos për sistemin zgjedhor, as ambasadorët, as PD-LSI

Nga Exit News
Rama, vetëm kuvendi vendos për sistemin zgjedhor, as ambasadorët, as PD-LSI

Kryeministri Edi Rama deklaroi se i takon vetëm kuvendit të vendosë për sistemin zgjedhor të Shqipërisë.

Duke folur në parlament para votimit për ndryshimet kushtetuese, Rama tha se kuvendi nuk ka detyrim as ndaj ndërkombëtarëve dhe as ndaj opozitës që ka braktisur parlamentin, por vetëm ndaj qytetarëve:

‘I takon shtetit shqiptar që të vendosë përmes parlamentit të vet, nuk është zgjedhje që kemi detyrimin ta ndajmë me ambasadoren amerikane apo të tjerë. Nuk është përgjegjësia e ambasadores amerikane, Uashingtonit, Brukselit apo Berlinit që kërkojmë në anglisht zgjidhjen e problemeve tona.’

Kryeministri theksoi se votimi për hapjen e listave të deputetëve është votë dinjitoze për ta bërë Shqipërinë një vend me dinjtet:

‘Kjo votë sot është një votë me dinjitet. Është tërësisht e përputhur me standarde ndërkombëtare, për ta bërë Shqipërinë një vend me dinjitet.’

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>