Liria e shtypit çështje urgjente, gazetarë e aktivistë letër të hapur për organizatat ndërkombëtare
Gazetarë shqiptarë, shoqëria civile dhe avokatët i kërkojnë BE-së, Këshillit të Europës, OSBE-së dhe organizatave ndërkombëtare t’i ndihmojnë të luftojnë kapjen e shtetit dhe kontrollin e mediave shqiptare si një çështje me urgjencë. Në një letër të hapur gazetarët dhe aktivistët kërkojnë që qeveria të tërhiqet nga krijimi i Agjencisë së Medias dhe Informacionit (AMI)