A do të ndërhyjë kryeprokurorja Marku në çështjen Tahiri-Habilaj?

A do të ndërhyjë kryeprokurorja Marku në çështjen Tahiri-Habilaj?

Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku, pas ristrukturimit të Prokurorisë së Përgjithshme, do të bëjë shkarkimi e emërime dhe në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

ReportTv raporton se lëvizja e radhës së Zonjës Marku do të jetë shkarkimi i kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj. Prokurori Hajdarmataj është njëkohësisht udhëheqi i hetimeve për çështjen Tahiri-Habilaj.

Siç e kemi sqaruar dhe më parë, pozicioni i Kryeprokurores së Përkohshme, i pa parashikuar nga Kushtetuta, ngjason për nga kompetencat me rolin e Zëvendës Prokurorit të Përgjithshëm, i cili nuk mund të emërojë apo shkarkojë prokurorë.

Me institucionet e reja të dala nga reforma në drejtësi, kjo e drejtë i kalon Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Megjithatë duket se Arta Marku nuk po vepron si Kryeprokurore e Përkohshme, e madje as si Kryeprokurore e pavarur.

Ndërhyrja në një çështje me interest të lartë publik e politik si në rastin e çështjes Tahiri, lë të kuptohet se Zonja Marku ka më shumë pushtet se sa u përfol në fillim nga OPDAT dhe EURALIUS.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>