A gjykojnë të gjithë anëtarët e KPK-së njësoj?

Nga Vincent W.J. van Gerven Oei
A gjykojnë të gjithë anëtarët e KPK-së njësoj?

Siç kemi shkruar dhe më parë, duket se Komisioni i Pavarur i Kualifikimeve (KPK) ka standarde të ndryshme për kandidatë të ndryshëm. Për shembull, në rastin e Kryetarit të Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, duket sikur KPK-ja mbylli njërin sy për të njëjtat shkelje që gjyqtarëve e prokurorëve të tjerë i kanë kushtuar karrierën.

Tani që janë 67 vendime janë marrë nga 12 anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dalë nga dalë mund të shohim një strukturë më të qartë e më në detaje për gjykimet e anëtarëve individualë të KPK-së.

Grafiku i mëposhtëm tregon ecurinë e përgjithshme të vetingut deri më tani, në lidhje me përqindjen e magjistratëve të konfirmuar dhe shkarkuar, dhe rastet që janë ndërprerë ose anuluar sepse kandidatët dhanë dorëheqjen.

Aktualisht, 40% e magjistratëve janë konfirmuar, ndërsa 37% janë shkarkuar. Pjesa tjetër dhanë dorëheqjen para se t’i nënshtroheshin vetingut.

Megjithatë, gjykimet individuale të anëtarëve të KPK-së tregojnë një ndryshim shumë më të madh. Anëtarja e KPK-së, Alma Faskaj, deri më tani ka gjykuar vetëm 4 magjistratë, ndërsa Roland Ilia dhe Xhensila Pine kanë marrë pjesë në trupën gjykuese për 19 magjistratë secili. Kështu që duket se ekziston një pabarazi e madhe sa i përket “produktivitetit” të anëtarëve të KPK-së.

Grafiku i mëposhtëm tregon rastet për secilin anëtar të KPK-së, ndërkohë që vija e trashë blu tregon numrin mesatar  të rasteve:

Dy janë përjashtimet:

Firdes Shuli e cila ka marrë pjesë në vetingun e 13 magjistratëve, 69 për qind e të cilëve kanë kaluar; dhe Brunilda Bekteshi e cila ka marrë pjesë në vetingun e 15 magjistratëve, 67 për qind prej të cilëve janë shkarkuar.

Vetëm kur procesi i vetingut të ketë ecur përpara me shumë raste, do të mund të shohim nëse këto trende janë vërtetë me kuptim. Por për momentin duket se gjykimet e anëtarëve individualë të KPK-së tregojnë ndryshime të konsiderueshme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>