A i beson OBSH-ja Kinës për COVID?

Nga Exit News
A i beson OBSH-ja Kinës për COVID?

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën Hans Kluge mbrojti marrëdhëniet me zyrtarët shëndetësorë në Kinë. Ai bëri thirrje për rivendosjen e besimit të publikut në shkencë, në një intervistë për DW.

“Tani ne shohim një ringjallje dhe shohim një transmetueshmëri të shpejtë të varianteve të reja”, tha Hans Kluge.

“Ne jemi akoma në mes të pandemisë, kështu që ne jemi të përqendruar për të shpëtuar jetë”, tha ai.

Gjatë intervistës, Kluge hodhi poshtë kritikat kundër qasjes-në dukje të butë- të organizatës ndaj Kinës.

“Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk është Inspektorati Botëror i Shëndetit. Ne qeverisemi nga kombet e botës”, theksoi ai.

“Pra, vendet anëtare po përcaktojnë axhendën. Ne përpiqemi të identifikojmë praktikat më të mira, të ndajmë praktikat më të mira, por ne nuk po thërrasim vende”, shtoi Kluge.

Misioni hetimor i udhëhequr nga OBSH në Kinë, i cili kishte për detyrë të gjurmonte origjinën e virusit, u përball me shumë kufizime të vendosura nga qeveria kineze .

Ekipi i studiuesve ishte nën kontrollin e vazhdueshëm të qeverisë dhe gjithashtu iu mohua hyrja në disa të dhëna thelbësore.

Por Kluge mbrojti misionin: “Ne duhet t’i japim misionit qetësinë dhe hapësirën, për të përfunduar raportin e tyre, i cili do të pasohet nga një konferencë shtypi,” tha ai.

Kur u pyet nëse ai i besonte Kinës dhe informacionit që zyrtarët e vendit kishin dhënë, Kluge u përgjigj: “Absolutisht, dhe ne kemi një marrëdhënie të gjatë me të gjitha vendet anëtare të OBSH-së”.

“Një ditë pasi raporti i parë po dilte nga Wuhan, ne ishim në kontakt me autoritetet kineze,” shtoi ai.

“Më shumë pyetje krijojnë më shumë pyetje të tjera”, tha ai dhe shtoi se OBSH do u përgjigjet atyre një nga një.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>