A mund të transmetoni Covid-19 edhe pas vaksinimit?

Nga Exit News
A mund të transmetoni Covid-19 edhe pas vaksinimit?

Nuk ka asnjë të dhënë që vaksinat e tanishme të Covid-19 mund të ndalojnë plotësisht zinxhirin e infektimeve, shkruan BBC, në artikullin “A mund të përhapni  virusin pas vaksinimit”.

Në fakt vaksinat nuk mbrojnë plotësisht kundër infeksionit, edhe nëse ato bllokojnë shfaqjen e simptomave. Si rezultat, personat e vaksinuar në mënyrë të pavetëdisjhme mund të jenë të infektuar dhe ta shpërndajnë atë duke shkaktuar nisjen e një epidemie.

Imuniteti efektiv ose sterilizimi

Ka dy lloje kryesore imuniteti që mund të arrihen përmes vaksinës. Ato janë:

Imunitetit efektiv, i cili e ndalon virusin të shfaqë simptoma të rënda;

Imuniteti sterilizues, i cili mund të ndalojë plotësisht infeksionin dhe të parandalojë rastet asimptomatike. Ky lloj imuniteti arrihet rrallë nga vaksinimi.

Çfarë lloj imuniteti ofrojnë vaksinat e tanishme të Covid-19?

Deri më tani vaksinat e Covid-19 nuk kanë dhënë prova nëse mund ta ndalojnë shpërhapjen. Por, ajo ç’ka është provuar është se vaksinat mund të ndalojnë zhvillimin e simptomave.

Shkencëtarët dinë me siguri se antitrupat e zhvilluar tek personat e infektuar jo gjithmonë ndalojnë infektimin për herë të dytë. Një studim i doktorëve britanikë gjeti se 17% e persona që kanë antitrupa janë infektuar për herë të dytë. 66% e këtyre rasteve të infektimit për herë të dytë ishin asimptomatik. Tani shkencëtarët po studiojnë nëse vaksina ul normën e infektimti në vendet që tashmë ka nisur vaksinimi në masë.

Vaksina e Astra Zenecës:

Studimi i fundit, i publikuar në shkurt 2021, tregoi se numrat e të infektuarve u ulën me 67% pas marrjes së dozës së parë.

Vaksina e Pfizerit:

Një studim i kryer në Izrael, 2 nga 102 punonjës të shëndetësisë që morrën dy dozat e vaksinës kanë zhvilluar një numër të vogël antitrupash. 98 % prej tyre kanë zhvilluar më shumë antitrupa se personat e infektuar në mënyrë natyrale.

Ministria e Shëndetësisë e Izraelit gjeti se 317 njerëz nga 715,425 të vaksinuar kanë testuar pozitiv nga koronavirusi. Ndërsa 31 persona nga 163,000 të vaksinuar plotësisht janë infektuar.

Por sidoqoftë lloji i imuniteti i ofruar nga vaksinat, studimet tregojnë se një vaksinë për të eleminuar plotësisht shpërhapjen e virusit duhet të administrohet tek 60% – 72 % e popullsisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>