AAK-ja garon e vetme në zgjedhje

Nga Exit News
AAK-ja garon e vetme në zgjedhje

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)  do të garojë e vetme në zgjedhjet e ardhme që do të mbahen në Kosovë. Të martën, kreu i AAK Ramush Haradinaj tha se  tha se vija të kuqe pas zgjedhjeve nuk do të ketë për asnjë parti politike.

Haradinaj tha se AKK do të bëjë koalicion vetëm me qytetarët.

“Kemi deklaruar që s’kemi vija të kuqe pas zgjedhjeve, por shkojmë të vetëm në zgjedhje si AAK. Aleanca ka koalicion me qytetarin e vendit, me votuesin e gjitha brezave e moshave. Ndërsa për situatën pas zgjedhore e kisha lënë pas zgjedhjeve”, tha ai.

Këto deklarata ai i bëri pas vizitës në Organizatën e Veteranëve të Luftës OVL-UÇK për nder të ditës së Veteranit.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë do të mbahen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila e shpalli votën e deputetit Etem Arifi për qeverinë Hoti të pavlefshme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>