Abazi: Qeveria e Hotit, në pushtet falë listës serbe

Nga Exit News
Abazi: Qeveria e Hotit, në pushtet falë listës serbe

Qeveria e Avdullah Hotit erdhi në pushtet i mbështetur nga lista serbe, ndryshe nga qeveria e mëparshme e Albin Kurtit, i cili nuk ka marrë asnjë votë nga deputetët serbë.

Në një postim në Facebook, drejtuesi i qendrës Lëvizja Vetevendosje në Tiranë, Boiken Abazi shkruan se qeveria e Kurtit mori 66 vota në parlament nga të cilat asnjë nga deputetët serbë.

“Në Tiranë, disa mashtrues profesionistë po përhapin shpifjen se qeveria Kurti u votua me vota të Listës Srpska në Kosovë. Qeveria Kurti mori 66 vota në Kuvend kur u formua më 3 shkurt 2020, dhe asnjë prej 66 votave nuk ishte nga deputetët e Listës Srpska, dhe as nuk kishte marrëveshje koalicioni me Listën Srpska.”

Abazi shton se qeveria e Hotit është votuar dhe prej deputetit Etem Arifi,  mandati i të cilit kundërshrohet për shkak se është i dënuar për vepër penale.

Të mërkurën parlamenti i Kosovës votoi me 61 vota pro qeverinë e re të Avdullah Hotit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>