Abazoviç kërcënon me shkarkim presidentin malazez Gjukanoviç

Nga Exit News
Abazoviç kërcënon me shkarkim presidentin malazez Gjukanoviç

Qeveria dhe presidenti i Malit të Zi ka gjasa të hyjnë në një konflikt që mund të çojë në shkarkimin e Gjukanoviçit.

Presidenti malazez nuk miratoi amendamentet e Ligjit mbi liritë fetare ndërsa zv/kryeministri Dritan Abazoviç paralajmëroi se nëse Gjukanoviç “shkel Kushtetutën, do ta zëvendësojmë atë”.

Sipas Ligjit për liritë fetare, që është miratuar vitin e kaluar, komunitetet fetare duhet të dëshmojnë se janë pronarë të pronave para vitit 1918. Nëse nuk e bëjnë këtë, pronat e tyre i kalojnë shtetit. Por kjo pikë ngjalli protesta nga Kisha Ortodokse e vendit.

Qeveria e re, që doli pas zgjedhjeve të gushtit, ka thënë se do ta ndryshojë ligjin me qëllim që të sigurohet se pronat do të mbeten në dorën e Kishës.

Në total, 41 deputetë të koalicioni qeverisës, që përbëhet nga partitë pro-serbe, kanë mbështetur amendamentet e Ligjit më 29 dhjetor, 2020. Opozita ka bojkotuar votimin e këtyre amendamenteve.

Zyra e presidentit ka thënë se është e paqartë nëse numri i nevojshëm i ligjvënësve ishte i pranishëm në parlament gjatë votimit.

Reagim ka patur edhe nga, kryeministri malazez, Zdravko Krivokapiç i cili ka shkruar në Tëitter se ky “gjest i njeriut të parë të shtetit tregon më së miri se si funksionon bashkëjetesa në praktikë”.

Nëse deputetët votojnë sërish për amendamentet, presidenti është i detyruar që t’i miratojë ato.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>