Absurdi dhe rrezikshmëria e klishesë “Shko denonco në prokurori!”

Absurdi dhe rrezikshmëria e klishesë “Shko denonco në prokurori!”

I ballafaquar mbrëmë nga Blendi Fevziu në emisionin Opinion me akuzat e Kryetarit të PD-së Basha për emërime në polici të personave me të shkuar kriminale, Ministri Tahiri i është përgjigjur me një shprehje tashmën klishe “nëse ka prova të shkojë në prokurori dhe t’i denoncojë”.

Kjo përgjigje është bërë tashmë refren i zakonshëm i qeverive, të tanishmes dhe të shkuarës, për të injoruar apo për të shmangur përgjegjësinë e tyre në lidhje me akuzat për korrupsion, krime dhe abuzime të tjera.

Politikanët nuk kanë nevojë të denoncojnë formalisht në prokurori: politikani denoncon publikisht dhe kjo ka vlerën e denoncimit në prokurori. Denoncimi publik i një politikani të lartë, në Kuvend, në media dhe në burime të tjera publike është i mjaftueshëm që prokuroria, policia, shërbimi i kontrollit të brendshëm të policisë, shërbimi informativ i shtetit dhe i ushtrisë të nisin menjëherë verifikime apo hetime.

Akoma më shumë, kur denoncimet apo akuzat publike për aktivitete apo vepra konkrete kriminale bëhen nga drejtuesi i opozitës apo nga deputetë të Kuvendit. Institucionet e mësipërme jo vetëm që e kanë të mundshme ligjërisht të fillojnë verifikime dhe hetime, por ato janë në fakt janë të detyruar ligjërisht që ta bëjnë këtë gjë.

Pretendimet që një politikan duhet të shkojë në prokurori të bëjë denoncim, përndryshe policia apo prokuroria nuk lëvizin nga vendi janë jo vetëm joprofesionale, por ato bien ndesh me detyrimet ligjore të këtyre institucioneve.

Indiferenca e organave të policisë dhe prokurorisë me justifikimin se është luftë politike është e rrezikshme, sikurse tregoi rasti i Klemend Balilit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>