Ademi fajëson qeverinë për përmbytjet: Kanalet nuk janë pastruar asnjëherë

Nga Exit News
Ademi fajëson qeverinë për përmbytjet: Kanalet nuk janë pastruar asnjëherë

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi akuzoi, të premten, qeverinë për problemet e krijuara nga përmbytjet në Shkodër.

Në një intervistë, Ademi delegoi përgjegjësinë tek ministria, duke thënë se bashkia e ka bërë punën e vet dhe se është faji i ministrisë për mospastrimin e kanaleve kulluese:

 “Bashkia e Shkodrës është bashkia që ka punuar më shumë nga të gjithë, nga kanalet të dyta dhe të treta, por kjo nuk është arsyeja e përmbytjes. Kemi problem me kanalet e para që nuk janë pastruar asnjë, që s’janë kompetencë e bashkisë por të  Bordit kullues në varësi të ministrisë”.

Ajo njoftoi se Bashkia e Shkodrës ka hequr pompat nga ujësjellësi në OBOT si dhe ka filluar të komunikojë me familjet që janë në rrezik përmbytjeje

Shkodra është një ndër zonat më të prekura nga përmbytjet. Sipërfaqe të mëdha toke bujqësore janë përmbytur dhe disa shtëpi janë në rrezik. Po ashtu vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot.

Në disa zonë të Shkodrës është ndërprerë energjia elektrike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>