Administratori i OSHEE: Nuk ka krizë energjie elektrike

Administratori i OSHEE: Nuk ka krizë energjie elektrike

Adrian Çela, administratori i rikthyer në punë i OSHEE lajmëroi dje se kompania ka siguruar furnizimin me energji dhe për muajin korrik.

Në një intervistë telefonike për gazetaren Aurora Sulçe, Zoti Çela deklaroi:

“Duhet të garantoj të gjithë qytetarët e vendit që furnizimi me energji elektrike është i garantuar. Vërtetë nuk prodhon kaskada, por kompania i ka të gjitha resurset financiare që të garantojë furnizimin me energji elektrike edhe nga importet. Tani ne kemi mbyllur edhe për muajin korrik dhe jemi duke programuar për në muajt në vazhdim.”

Zoti Çela sqaroi se ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë elektrike gjatë ditëve të fundit kanë ardhur si pasojë e dëmtimeve në rrjet dhe jo për shkak të krizës.

Po ashtu, administratori i OSHEE njoftoi se VKM që lejon përdorimin e 22 milionë eurove kredi nga Banka Botërore për të blerë energji, mund të miratohet në ditët në vazhdim nga Këshilli i Ministrave.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>