Aeroporti i Kukësit do të hapë fluturimet me Zyrihun dhe Stambollin duke filluar nga data 15 korrik.
Lajmin e ka dhënë kryeministri Rama në Facebook, ndërsa aeroporti ende nuk ka një faqe zyrtare për informacionet e fluturimeve.
Rama shkruan ndër të tjera se fluturimet do të kryehen nga kompania Air Albania dhe çmimet e biletave do të fillojnë nga 1 euro plus taksat.
Fluturimi me Air Albania nga Kukësi në Zyrih do të kushtojë 12 euro ndërsa nga Zyrihu në Kukës çmimi do të nisë nga 29 euro.
Për udhëtimet në Stamboll çmimi i biletave do të jetë 12 euro ndërsa nga Stambolli në Kukës, 23 euro.
Rama ka njoftuar më herët se aeroporti i Kukësit do të certifikohet më 17 qershor, si aeroport ndërkombëtar.
Më 18 prill, në aeroportin e me emrin zyrtar Zayed-Flatrat e Veriut, u ul avioni i parë me pasagjerë i cili ishte ngritur nga aeroporti Nënë Tereza në Rinas.