Aeroporti “Nënë Tereza” publikon fluturimet e datës 25 qershor

Nga Exit News
Aeroporti “Nënë Tereza” publikon fluturimet e datës 25 qershor

Aeroporti ndërkomëbtar i Tiranës, “Nënë tereza” ka publikuar listën me 12 fluturimet që do të nisen të enjten e 25 qershorit nga Tirana.

Fluturimet vazhdojnë të lejohen vetëm për personat që kanë një leje qëndrimi apo pasaportë të vendit europian drejt të cilit udhëtojnë.

Maskat janë të detyrueshme për këdo që fluturon.

Aeroporti i kërkon pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore me të cilat kanë prenotuar udhëtimin, për t’u informuar mbi rregullat e karantinës në shtetet drejt të cilëve do të fluturojnë.

Lista e fluturimeve që nisen nga Tirana në datë 25 qershor:

✈ Air Albania (ZB 2001) Tiranë – Romë dhe kthim

✈ Wizz Air (W6 2882) Tiranë – Vjenë dhe kthim

✈ Wizz Air (W6 3845) Tiranë – Bergamo dhe kthim

✈ Wizz Air (W6 3841) Tiranë – Dortmund dhe kthim

✈ Wizz Air (W9 4466) Tiranë – Londer (Luton) dhe kthim

✈ Wizz Air (W6 3853) Tiranë – Piza dhe kthim

✈ Air Albania ( ZB 2003) Tiranë – Milano dhe kthim

✈ Albawings (2B 273) Tiranë – Perugia dhe kthim

✈ Air Serbia (JU213) Tiranë – Beograd dhe kthim

✈ Air Albania (ZB 2005) Tiranë – Bolonja dhe kthim

✈ Albawings (2B 231) Tiranë – Pisa dhe kthim

✈ Albawings (2B 231) Tiranë – Frankfurt dhe kthim

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>