Afërdita Rakipi: Trump përdori marrëveshjen me Kosovën për reklamë

Nga Exit News
Afërdita Rakipi: Trump përdori marrëveshjen me Kosovën për reklamë

Afërdita Rakipi, veprimtare e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan, deklaroi të martën se marrëveshja e Kosovës e Serbisë në Shtëpinë e Bardhë u përdor për reklamë nga presidenti Trump.

Në një intervistë për emisionin “Me pak fjalë”, në Euronews, Rakipi deklaroi:

“Trump e përdori marrëveshjen me Kosovën si reklamë, dhe vetëm koha do të tregojë se çfarë vlere do të ketë kjo marrëveshje.”

Kosova, sipas Rakipit “është një vend kyç për amerikanët në rajon”, duke u nisur nga investimi që amerikanët kanë bërë për Kosovën ndër vite.

Kosova dhe Serbia firmosën një marrëveshje të veçantë në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e Presidentit Trump, për investimet ekonomike të SHBA-ve në rajon, në shtator 2020.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>