Afganët për 2 muaj qendrojnë në Qytet Studenti, e më pas në hotele

Nga Exit News
Afganët për 2 muaj qendrojnë në Qytet Studenti, e më pas në hotele

Afganët, të cilët do të strehohet përkohësisht në Shqipëri do të strehohen nga gushti në shtator në 6 godinat e konvikteve në Qytet Studenti. Ndërsa pas përfundimit të sezonit veror do të strehohen në hotelet e bregdetit.

Njoftimin e bëri kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj në nëj intervistë për Neës 24, të martën.

“Afganët do të  qendrojnë nga gushti në shtator tek konviktet. Më pas afganët do të shkojnë në hotelet e bregdetit. Në një godinë do të qendrojnë ata, studentë që kanë provime të mbartuara. Kemi liruar 5-6 godina të tjera për çdo nevojë”, u shpeh Veliaj.

Të martën në mesnatë priten 250 afganët e parë. Ata do të strehohen në vend pas marrëveshjes me SHBA-të. Afganët që po vijnë kanë punuar me misionin e SHBA-ve në Afganistan dhe janë në pritje të verifikimit për marrjen e vizës së përhershme amerikane.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>