
Tre deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu, Driton Selmanaj e Avdullah Hoti nuk morrën pjesë në votimin për president të Kosovës, në raundin e parë, njofton Koha.net.
Kryetari i përkohshëm i PDK-së Enver Hoxhaj u shpreh se Vjosa Osmani është zgjedhja e Albin Kurtit për të kontrolluar institucionet e pavarura.
“Në këtë seancë e shohim si seancë të poshtërimit, sepse Kurti ka vendosur ta emërojë Osmanin si presidente. Ajo s’po zgjidhet si presidente, po emërohet nga Kurti dhe ai po e dërgon atje që të ketë kontroll absolut mbi institucionet e pavarura”, tha Hoxhaj.
Hoxhaj deklaroi se Osmani është një figurë përçarëse, partiake që vepron nën urdhërat e Albin Kurtit.
Ai ka kritikuar edhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke thënë se ndihet i habitur pse po e përkrahin Osmanin.
Pas këtij fjalimi, deputeti Hoxhaj dhe Hamza u larguan nga Kuvendi.