Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit dha 58 mln lekë të reja për ndërtimin e një piste vrapimi në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës, përmes një tenderi pa garë.
Agjencia, që vepron nën juridiksionin e Bashkisë Tiranë, pranoi ofertën e kompanisë “G.A.C”, që ishte rreth 467 mijë euro ose 99.7% e fondit limit për ndërtimin e projektit.
Në tender garuan tre kompani, dy prej të cilave janë skualifikuar për mosplotësim dokumentacioni.
Mes viteve 2019 dhe 2021 kjo kompani ka përfituar 1 milionë euro nga Agjensia e Parqeve dhe Rekreacionit.
Në dhjetor 2020, ajo u shpall fituese e tenderit për ndërtimin e fushave të tenisit në Parkun e Liqenit me ofertë 99.6% të fondit limit, pas skualifikimit të 8 kompanive garuese .
Në nëntor 2020, G.A.C fitoi tenderin “Kënde lojrash të personalizuara me imazhe të Qytetit të Tiranës”, ku konkurroi e vetme me ofertë 99% të fondit limit.
Kjo kompani i ka fituar tenderat ose me ofertë të vetme, ose pas skualifikimit të konkurentëve, sipas opencorporates.al.