Agjencia Europiane e Barnave nuk shqyrton vaksinat anti-Covid në 2020-ën

Nga Exit News
Agjencia Europiane e Barnave nuk shqyrton vaksinat anti-Covid në 2020-ën

Agjencia Europiane e Barnave do të vlerësojë aplikimet për përdorim të vaksinave të Modernës e Pfizerit në 29 dhjetor dhe 12 janar. Kjo do të thotë se në Europë nuk do të ketë një vaksinë të miratur brenda këtij viti.

Të dy kompanitë, Moderna dhe Pfizer, kanë aplikuar për të marrë miratimin urgjent për përdorimin e vaksinave të tyre, si në Amerikë, ashtu dhe në Europë.

Aplikimet erdhën pas rezultateve pozitive që dhanë vaksinat tek testimi në grupe të mëdha njerëzish.

Pfizer, e cila po punon në bashkëpunim me BioNTech-un, raportoi se rezultatet përfundimtare të vaksinës më 18 nëntor ofrojnë 95 për qind mbrojtje nga Covid-19.

I njejti rezultat u njoftua dhe nga kompania Moderna.

OBSH ka deklaruar se 70% e popullsisë duhet të imunizohet në mënyrë që te ndalojë perhapja e virusit, i cili ka shkaktuar ka 1.4 milion viktima dhe shkatërruar ekonomitë në të gjithë globin. Afër 50 vaksina të mundshme janë duke u testuar tek vullnetarët në të gjithë botën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>