Një zyrtar i lartë nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) i ka thënë gazetës një italiane se është “e qartë” se ekziston një lidhje midis vaksinës AstraZeneca dhe një forme të rrallë të mpiksjes së gjakut, por që shkaku nuk dihet ende, raporton AFP.
“Sipas mendimit tim, ne mund ta themi tani, është e qartë se ka një lidhje me vaksinën. Por ne ende nuk e dimë se çfarë e shkakton këtë reagim”, tha kreu i vlerësimit të vaksinave i EMA-s, Marco Cavaleri, për gazetën italiane Il Messaggero.
Zyrtari i tha gazetës se EMA do të bëjë një deklaratë mbi çështjen “në orët në vijim”.
EMA rivlerësoi të dhënat e vaksinës AstraZeneca, pas ndalimit nga disa vende evropiane.
Gjermania, Italia, Franca, Spanja dhe Hollanda kohët e fundit e kanë kufizuar përdorimin e vaksinës në grupmoshat më të vjetra në pritje të një hetimi EMA. Ndërsa raportet e Britanisë, të hënën sugjeruan që vaksina mund të kufizohet tek personat nen moshën 30 vjeç.