Nëse udhëtoni nëpër Shqipëri, nuk mund të mos dalloni bollëkun e tokës bujqësore. Kodrina, fusha pjellore dhe kullotat të të gjitha llojeve të ndryshme. Duke udhëtuar pothuajse në çdo pjesë të vendit, mund të shikosh në rrugë fermerë duke shitur fruta-perime.
Pjepra, qershi, domate, kunguj, qepë, patate e shumë e më shumë – ju duhet vetëm të zgjidhni. Por për fat të keq, për shkak të mungesës së një infrastrukture të mirëfilltë bujqësore, shumë prej këtyre fermerëve përfundojnë duke hedhur në plehra ton prodhime çdo javë.
Në pamundësi për t’i çuar ata në qytetet më të mëdha, ata daln në rrugë dhe shpresojnë se ndonëj kalimtarë do të ndalojë dhe të blej prodhimet e tyre.
Situata është përkeqësuar edhe më shumë në muajt e fundit. Për shkak të bllokimit të COVID-19, mungesës së turistëve dhe më pak shqiptarëve në rrugë, ka më pak njerëz për të blerë artikujt e tyre, kështu që prodhimet e tyre përfundojnë të hidhen.
Shumë produkte, fruta, perime, me cilësi të mirë nuk arrijnë kurrë tek konsumatori dhe fermerët humbasin kohë, para dhe përpjekje duke kultivuar të produkte që nuk shiten.
Për më tepër, në vendet e largëta të vendit, ka një bollëk të produkteve tradicionale ushqimore. Llojet e djathit, sallamit, tortës, gjalpit të arrave, llojeve të ndryshme të mjaltit, raki, verë, dhe më shumë, nuk provohen nga ata që jetojnë në zonat më të mëdha urbane.
Në qytetet e mëdha si Tirana, ekziston mundësia për të blerë prodhime të freskëta, vendase, por në të vërtetë, shumë prej tyre të emërtuara si “lokale”, vijnë nga Italia dhe Greqia. Shumë nga supermarketet importojnë prodhime të huaja ndërsa vetëm disa kilometra larg, produktet superiore shqiptare po hidhen për shkak të mungesës së kërkesës.
Por falë një iniciative, kjo mund të fillojë ngadalë të ndryshojë.
Agr.al është një projekt që përpiqet të ulë hendekun midis fermerit dhe konsumatorit. Në vend që të blejë produkte me origjinë të panjohur, Agr.al etiketon secilën artikull me prejardhjen e tij.
Përmes lidhjes me fermerët, ata kanë krijuar një rrjet dhe zinxhir furnizimesh me produkte shqiptare me cilësi të lartë, të rritur në dhe të prodhuar në vend. Këto artikuj dërgohen në shtëpi për klientët në Tiranë, çdo javë.
Konsumatorët mund të zgjedhin shporta të gatshme me fruta, perime dhe mish, ose ata mund të zgjedhin nga një listë e përditësuar çdo javë.
Nisma lejon fermerët në zonat rurale të shesin produktet e tyre për njerëzit që duan ushqim organik dhe cilësor.
Exit News ka folur me disa nga fermerët që janë përfshirë në projekt, për të mësuar më shumë se si po ndikon nisma e re ë në jetën e tyre.
Fatime Sulaj
Fatimja dhe familja e saj jetojnë afër Kasharit, jo shumë larg Tiranës. Ata kanë 30 vjet që kultivojnë tokën e tyre. Ata prodhojnë domate, speca, tranguj, kunguj, patëllxhanë, fasule të freskëta, patate dhe fruta sezonale përfshirë rrush, fiq dhe kumbulla.
Tre vjet më parë ata arritën të ndërtojnë një serë të vogël që u lejonte të zgjasnin periudhën e prodhimit për disa prej artikujve. Ndërsa Fatimja ka një grup klientësh besnikë në Rruga Fortuzi, ku ka shitur për 15 vitet e fundit, ajo e falenderon edhe Agr.al.
“Agr.al më zbuloi sepse kishte dëgjuan fjalë të mira për produktet e mia. Megjithatë, sasia është e vogël, por shpresoj se ato do të rriten dhe ndoshta unë dhe të tjerët, nuk duhet të qëndrojmë më në qoshet e rrugës për të shitur produktet, por mund të qëndrojnë në shtëpi dhe të punojnë tokën. ”
Olsi Gjuzi
Olsi Gjuzi ka një fermë afër Lanabregasit. Ai dhe familja e tij kanë punuar të njëjtën parcelë toke që nga vitet ’90. Ai shpjegon se toka iu morr nga regjimi komunistë për të krijuar kooperativat, pro pas viteve 1900 ai mundi ta merrte.
Ata rrisin pothuajse të gjitha perimet dhe frutat e stinës në sasi të vogla dhe i shesin në tregun e fermerëve Ali Demi. Ai shprehet se shumë klientë nga Tirana e vlerësojnë produktin e tij, por sërish zgjedhin ato perime dhe fruta që duken të bukura “jo produkte origjinale, të papërsosura”.
Pasi nisën të promovonin produkette e tyre në Instagram Agr.al i zbuloi dhe kështu nisi bashkëpunimi. “Shpresoj që ata të kenë sukses me projektin e tyre pasi nuk ka të ardhme tek ne, vetëm duke u përpjekur të shesësh sasi të vogla të produkteve.”
Dod Marinaj
Dode Marinaj jeton në fshatin Kcira, afër Pukës në veri të Shqipërisë. Rreth 21 vjet më parë, së bashku me priftin e fshatit Don Giovanni Fiocchi, ata ngritën Qendrën “At Mhill Troshani” (AMT). Kjo qendër bashkëpunon me organizatat humanitare katolike për t’i mësuar vendasve si të peshkojnë.
Që atëherë, ata kanë mësuar banorët e zonës të mbledhin fruta pylli, barishte dhe kërpudha, dhe gjithashtu si të bëjnë prodhojnë pije nga to. Ata sollën ekspertë të huaj për t’i mësuar vendasit se si të bëjnë mjaltë me cilësi të shkëlqyeshme.
Tani, vendasit janë në gjendje të bëjnë sallam me cilësi të lartë, mish të tharë dhe produkte të tjera, me një cilësi superiore në krahasim me atë që do ët gjeni në supermarket. Përveç kësaj, ata po kultivojnë edhe tulipanë.
Fatmirësisht, 50% e produkteve tani eksportohen në Itali, me ndihmën e kishës. Por ata duan të shesin edhe në vend. Përmes një partneriteti me Agr.al, ata mundën të blenin shumë pajisje dhe të përfshijnë më shumë njerëz në projekt.
“Ne jemi të kënaqur që Agral na kontaktoi dhe urojmë që ato të rriten sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi kjo do të ketë një ndikim të madh të drejtpërdrejtë në veprimtarinë tonë. Ne besojmë se shitjet përmes internetit mund të bëjnë një ndryshim të vërtetë. ”
Manjola Hafizi
Manjola zotëron një fermë në Fushë-Prezë. Pesë vjet më parë, familaj e saj filloi të kultivojë mjedër, një produkt që nuk është aq i zakonshëm në tregun shqiptar. Kur filluan, qytetarët e Tiranës dhe qyteteve të tjera nuk e njihnin këtë frut, por tani ajo thotë se situata ka ndryshuar shumë. Njerëzit madje vijnë nga Tirana për të vizituar fermën për të parë se çfarë lloj bime është, si është korrja, dhe mënyrat e përdorimit dhe ruajtjes së frutit.
“Më pëlqen ideja e Agr.al pasi do të na ndihmojë të përhapim këtë produkt ende relativisht jo të njohur”.
Agr.al
Agr.al filloi në 2015 si një aplikacion në telefon, që ndihmonte fermerët e vegjël të lidheshin me tregun. Të përkrahur nga Fondacioni Vodafone dhe Fondacioni EDS për gjashtë muaj, ata regjistruan disa fermerë dhe u mësuan atyre se si të botojnë informacione për produktet e tyre. Ndërsa fermerët ishin entuziastë, për fat të keq, klientët nuk ishin. Përpjekja ishte e madhe dhe kishte vetëm 200 shkarkime të aplikacionit.
Pas disa problemesh gjatë rrugës, Agr.al vendosi të ndryshojë qasjen e tyre. Ata nisën të merrnin produktet dhe t’i çonin drejtpërdrejt tek klientët. Përsëri, për fat të keq kishte pak interes dhe kishte vetëm rreth 30 klientë besnikë. Fermerët madje ofruan produktet e tyre falas në mënyrë që projekti të ketë sukses, por Agr.al nuk pranoi dhe e ndaloi projektin.
Që nga 1 qershori 2020, nisma u rihap. Ata ofrojnë një shërbim të përditshëm nga e hëna në të premten. Ata kanë një sërë shportash të gatshme, ose të bëra me porosi.
Deri më tani, ata kanë 26 klientë besnikë, dhe ëshët një rrugë e gjatë derisa të krijojnë të paktën 250 klientë të nevojshëm për ta bërë projektin të qëndrueshëm. Arritja e këtij numri do t’i lejojë ata të punësojnë 8-10 punonjës, të thjeshtojnë procesin e porositjes dhe të krijojnë një kërkesë të qëndrueshme për të gjithë fermerët me të cilët punojnë.
Agr.al ka nevojë për më shumë klientë dhe shpejt, ose për një investitor i cili do t’i ndihmojë ata të rriten dhe të fitojnë më shumë klientë për një periudhë më të gjatë kohore.