Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste (PAA), Agron Duka tha në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, se Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nuk dalin me një listë të përbashkët në zgjedhjet e 25 prillit.
Ai tha se këtë fakt ia kishte thënë kryetari i PD-së Lulzim Basha, gjatë një takimi me të.
“Edhe në një komunikim që kam pasur me Bashën, ma ka thënë, ndaj ta garantoj që nuk dalin bashkë. Janë dy lista. Unë gjykoj që dy lista, një LSI dhe një PD”, tha Duka.
Ai tha se në listë të deputetëve futesh nëse sjell vota:
“Aty nuk të fut njeri për mik, por për vota. Doni apo s’doni, unë në Durrës mund të mos marr 9 mijë vota, po 8 mijë i marr. Këto partitë e vogla në qarqe të ndryshme të Shqipërisë mund të të heqin një kandidat”.