Ish deputeti i PD, Agron Shehaj deklaroi se ndihma financiare e shpërndarë për qytetarët dhe bizneset është sa 1/12 e vlerës kontratave PPP. Sipas tij 10 milionë euro ndihma financiare të shpërndara, janë më pak se shuma që do të marrë konçesionari i Rrugës së Kombit.
Në një intervistë për News 24, Shehaj u shpreh:
“Nëse shohim sa janë shpërndarë, janë shpërndarë pra ka harxhuar gjihsej 10 milionë euro, 1/12 e asaj që duhet të paguajë për PPP-të.10 milionë euro është më pak se ç’do marrë koncesionari i Rrugës së Kombit për 2020.”
Ai pohoi se paketa e parë ekonomike e miratuar nga qeveria është e pamjaftueshme dhe propagandë. Sipas Shehaj kredia për bizneset nuk ka patur asnjë efekt, sepse asnjë biznes nuk ka përfituar.
“Paketa e parë parashikonte ndihmë 2 mln euro për të punësuarit dhe 100 mln euro për
bizneset, një garanci sovrane për bizneset. Kredia nuk ka pasur asnjë efekt. Asnjë biznes nuk ka përfituar nga kjo kredi. Po thuajse 100 milionë euro për bizneset që do të ishin garanci për bizneset që këto mos pushonin bizneset. Nëse shohim pas asaj shpallje , propagande.”
Në lidhje me paketën e dytë ekonomike Shehaj deklaroi se është e paqartë se cilët biznese do të aplikojnë dhe cilat janë kriteret.
I pyetur për vazhdimin e punës në fasoneri, ish deputeti Shehaj pohoi se nëse ato nuk garantojnë kushtet e higjenës dhe mbrojtjes nuk duhet të hapen.
Përsa i përket turizmit, Shehaj tha se ai do të jetë nga sektorët më të prekur dhe i bëri thirrje qeverisë të financojë bizneset në mënyrë që të mos pushojnë asnjë punonjës nga puna.