Agron Shehaj: Kandidoj që t’i shërbej PD-së

Agron Shehaj: Kandidoj që t’i shërbej PD-së

Deputeti Agron Shehaj, në një takim me anëtarët e partisë në Shkodër, deklaroi se  po kandidon për kryetar të PD-së që t’i shërbejë partisë, pasi ajo i  hapi dyert në politikë.

S’është asgjë personale, jam vetëm në borxh ndaj PD-së, për atë që ka bërë për Shqipërinë në këto 30 vjet dhe për atë që bëri për mua, që më afroi, unë kam qenë mirënjohës që PD-së më ka hapur dyert e saj. Kandidatura ime për ti shërbyer PD-së” u shpreh Shehaj.

Ai deklaroi se udhëheqësit që humbasin në zgjedhje, duhet të mbajnë përgjegjësi.

Kur nuk fiton mban përgjegjësi. Çdo herë që një lider humbet zgjedhjet duhet të japë dorëheqjen. Këtë do ta vendos në statut nëse zgjidhem kryetar,” shtoi Shehaj.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>