
Drejtuesi politik i fushatës së PD, Agron Shehaj, deklaroi të shtunën në emisionin ‘’Kjo Javë’’ në News24 se korrupsioni është strumbullari i të gjitha problemeve në vend.
“Lufta kundër korrupsionit është një betejë që fatkeqësisht e kemi humbur në këto 30 vjet, por që mbetet e vetmja betejë e rëndësishme që i jep zgjidhje problemit të Shqipërisë,” u shpreh Shehaj.
Ai shtoi se PD do të ndryshojë modelin e qeverisjes, duke shkuar përtej klientelizmit, korrupsionit e lidhjeve politike.
Shehaj tha modeli i vjetër duhej larguar dhe duhej votuar për një qeveri që i shërben qytetarëve, jo një pakice.